Për pak do i fiknin aparaturat, por ndodh mrekullia/ Adoleshenti nis të marrë frymë, motra publikon videon

18-vjeçari britanik, Lewis Roberts nga Leek në Stafordshire u shpall i vdekur pas një aksidenti të rëndë trafiku, megjithatë kur mjekët u bënë gati t’i fiknin aparaturën, ai nisi të marrë frymë.

Në 13 mars ai ishte goditur nga një furgon, ku si pasojë kishte pësuar dëmtime shumë të rënda në kokë.

Katër ditë më vonë, familjarëve të tij në spital ju komunikua që të mos mbanin shpresa dhe t’i jepnin lamtumirën e fundit.

Ai u shpall i vdekur dhe familja kishte lajmëruar agjencinë funerale për të marrë trupin. Ata vendosën që t’i dhurojnë organet e tij, ku falë këtij veprimi do të ofronin ndihmë të madhe për shtatë persona që kishin nevojë për to.

Megjithatë disa orë para se të fikin aparatin, adoleshenti lëvizi kapakët e syve dhe filloi të marrë vetë frymë. Motra e tij Jade Roberts filmoi një video të momentit të fundit të të riut në shtratin e dhomës së spitalit, e ku mund të shihet se si makineria e përcjell frymëmarrjen e Lewisit.

“Një, dy, tre – merr frymë. Po të them Lewis, je i mrekullueshëm”, u shpreh motra e emocionuar.

As personeli mjekësor nuk e fshehu habinë për këtë rast, pasi thonë se Leëis është i dyti në botë, i cili pavarësisht se u shpall i vdekur filloi sërish të marrte frymë. Aktualisht i riu reagon ndaj dhimbjeve, lëviz nyjat, kokën dhe gojën.

“Çdo ditë është më i fuqishëm. Mjaft njerëz janë mbledhur dhe kanë filluar të grumbullojnë para online për të. Të gjitha do të shpenzohen për rikuperimin e tij. Thjesht duam si familje t’i falënderojmë të gjithë”, ka thënë motra e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *