Për shkak të pandemisë, edhe këtë vit anulohet ceremonia e Çmimeve Nobel

Çmimet Nobel nuk do të ndahen me ceremoni as këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Në deklaratën e bërë nga Fondacioni Nobel, u njoftua se nobelistët do të marrin medaljet e tyre në vendet e tyre.

“Të gjithë do të donin që pandemia COVID-19 të përfundonte, por nuk jemi ende në atë pikë. Nobelistët do të marrin çmimet dhe medaljet e tyre në vendet e tyre këtë vit, siç bënë vitin e kaluar”, ka thënë presidenti i Fondacionit Nobel, Lars Heikensten.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila mbahet çdo vit më 10 dhjetor, u anulua për herë të parë në gati 60 vjet për shkak të pandemisë vitin e kaluar. Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila është anuluar edhe këtë vit, do të mbahet në platformë dixhitale.

Para pandemisë COVID-19, ceremonia e Çmimeve Nobel ishte anuluar për herë të fundit në vitin 1956 në shenjë proteste kundër pushtimit sovjetik të Hungarisë. Ceremonia nuk u mbajt as gjatë Luftërave të Parë dhe të Dytë Botërore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *