“Për të do shpenzoja 200 milionë euro”, Toti zgjedh futbollistin për të cilin do bënte çmenduri në merkato


















Françesko Toti sheh Mohamed Salah si një nga yjet e padiskutueshëm të futbollit botëor, për të cilin çdo klub ia vlen të bëjë çmenduri në merkato. Këtë ai e ka konfirmuar në një intervistë të dhënë për një televizion në Egjipt, kur ka kujtuar kohën kur ishte shok skuadre me egjiptianin.

toti salah

“Salah është një prej 10 lojtarëve më të fortë në botë dhe me të kam një raport që shkon përtej futbollit. Para se të jetë një futbollist i madh, është një djalë i jashtëzakonshëm, i përulur, i edukuar dhe gjithmonë në dispozicion. Me ne kishte bërë një kampionat të madh, e dija që duke shkuar te një skuadër si Liverpuli do të bëhej më i fortë. Nëse do të isha presidenti i një skuadre, do ta kisha paguar të paktën 200 milionë euro”, theksoi ai.

Megjithatë, Toti është i sigurt që ka të tjerë cilësisht më të mirë, ndërsa hedh dyshimet mbi mënyrën se si organizohet dhe jepet “Topi i Artë”. “Më të mirët mbeten Mesi dhe Ronaldo, të cilët janë dy lojtarë të ndryshëm. Mesi është më teknik, Ronaldo është më shumë futbollist për skuadrën. “Topi i Artë”? Sinqerisht në 30 vite karrierë, nuk e kam kuptuar ende se si fitohet, nëse është një çmim skuadre apo individual”, theksoi ai.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *