“Për tekat e Ramës e Veliajt Shqipëria do paguajë 110 milionë euro”- Basha mbi çështjen “Becchetti”: Do dalin aktorët që përfituan dhe pse u veprua kështu



Gjatë takimit me përfaqësues të shoqatës së Bimëve Mjekësore në Malësinë, kreu i PD-së Lulzim Basha foli edhe mbi çështjen “Becchetti”, sipërmarrësin italian të cilit Shqipëria duhet ti paguajë një dëmshpërblim prej 110 milionë euro.

Kryedemokrati tha se kjo ndodhi për shkak të qëndrimeve kritike të televizionit ndaj qeverisë. Ai paralajmëroi se transparenca e plotë e vendimit do të tregojë përse u veprua kështu dhe kush janë aktorët që kanë përfituar.

Për të favorizuar veten e tyre, propagandën e tyre, apo mjetet e propagandës së tyre, mbyllën një televizion dhe tani Shqipërisë i duhen të paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim Becchetti-t. Për tekat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. 110 milionë euro, është dyfishi i asaj që prodhoni ju në vit. Pse ndodhi, sepse ai televizion ishte kritik me qeverinë, dhe e dyta sepse mjetet e propagandës qeveritare…Do dalin, transparenca e plotë e vendimit do e tregojë pse kemi mbërritur në këtë pikë, pse u veprua kështu, dhe kush janë aktorët që kanë përfituar. Pse e marr si shembull, se e njëjta gjë ndodh në çdo sektor”, tha Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *