Përballja e trajnerëve/ Daja dhe Shkëmbi, të njëjtin koncept për lojën








Derbi luhet në fushë, por luhet edhe në stola. Trajnerët kanë një rol shumë të rëndësishëm për mënyrën si e përgatisin ndeshjen, si i motivojnë lojtarët, mënyrën si i përgjigjen kundërshtarit apo si reagojnë në momente të caktuara të ndeshjes me lëvizjet nga stoli. Derbi Dinamo-Partizani është edhe një sfidë mes dy trajnerëve Ilir Daja dhe Bledi Shkëmbi, që u përkasin gjeneratave të ndryshme të trajningut, por që duket se kanë të njëjtin koncept për lojën.

DAJA SHKEMBI

Këtu nuk është fjala për skemat taktike, kuptohet që ato ndërtohen në bazë të grupit të futbollistëve që ka secila skuadër, të karakteristikave të elementëve të veçantë. Fjala është për atë çfarë kërkojnë Daja dhe Shkëmbi nga skuadrat e tyre, një futboll të luajtur me “kokë”. Si Daja, ashtu edhe Shkëmbi kërkojnë që skuadra ta ndërtojë lojën nga poshtë, që portieri të marrë rolin e një qendërmbrojtësi, të dalë pak më përpara dhe të pasojë për shokun e skuadrës që është i lirë. Nëse nuk e bën portieri, duhet të jetë një nga mbrojtësit që të nxjerrë skuadrën përpara.

Daja e ka treguar këtë filozofi të tijën thuajse me çdo ekip që ka drejtuar, te Skënderbeu i tij për shembull, këtë punë e bënin Orges Shehi dhe më pas Marko Radas. Edhe Shkëmbi pak a shumë këtë stil loje kërkon nga të tijtë dhe sigurisht që te Dinamo mund ta aplikojë, pasi i ka lojtarët me kualitet. Futbolli i Dajës dhe Shkëmbit është me sulme graduale, me pasime të sakta dhe spostim të skuadrës nga njëri krah në tjetrin, me vertikalizime dhe pa topa të gjatë.

STATISTIKAT

Ilir Daja dhe Bledi Shkëmbi janë ndeshur deri tani në gjashtë raste si trajnerë kundërshtarë. Statistikat e këtyre dueleve anojnë nga trajneri i Partizanit, i cili ndaj Shkëmbit ka marrë dy fitore, tri ndeshje janë mbyllur në barazim dhe në një rast ka fituar trajneri aktual i Dinamos. Daja e ka mesataren 1.5 pikë për ndeshje ndaj trajnerit Shkëmbi, i cili mesataren ndaj trajnerit të demave e ka në pikë për ndeshje. Dueli i shtatë mes Trajnerit Daja dhe trajnerit Shkëmbi është përballja më e veçantë, pasi për herë të parë ata luajnë një derbi kryeqyteti mes tyre, madje të dy e kanë ndaj të shkuarës, pasi janë ish të ekipeve respektive. Si trajner në karrierën e tij, Ilir Daja e ka mesataren e fitimit 1.72 pikë për ndeshje. Ndërsa Bledi Shkëmbi, që është në hapat e parë të trajningut, mesataren e pikëve të fituara e ka deri tani 1.61 pikë për ndeshje.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *