Përballja me Skënderbeun, Shehi: Nuk mendoj që na ka buzëqeshur shorti, mund të na dëmtojnë në çdo moment

perballja me skenderbeun shehi nuk mendoj qe na ka buzeqeshur shorti mund te na demtojne ne cdo moment































Partizani do të përballet me Skënderbeun në 17 maj në orën 20:00 dhe pas shortit ka folur trajneri i të kuqve, Orges Shehi.

bandicam 2024-05-13 12-56-01-069

“Nuk mendoj që na ka buzëqeshur shorti, ishim koshientë që të 4 skuadrat i kanë shanset e barabarta. Nuk është letra ajo që vendos por ajo që skuadrat kanë prodhuar dhe dhënë në fushë. Patjetër që luajmë në një stadium që ne e kemi shkelur më shumë se të tjerët, por nuk është determinante. Mendoj dhe besoj që skuadra do të mbështetet nga tifozët pasi e kanë bërë gjatë gjithë kampionatit, e pres edhe tani në “Final 4″.

Do të jemi të vëmendshëm për të marrë maksimumin dhe për të kënaqur tifozët në stadium. Unë mendoj se mund të jetë si një ndeshje Kupe, nuk do të mendojmë që kemi dy rezultate në favor, Skënderbeu është një skuadër e re që të dëmton nga momenti në moment. Pas këtyre fitoreve shpresoj të vazhdojmë në vazhdën e tyre”, deklaroi Shehi për mediat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts