
12:39 07/03/2022
Raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë është vendosur të zhvillohet sot. Një këshilltar i presidentit Zelenskyy ka njoftuar se diskutimet do të fillojnë në orën 16:00 me orën lokale.
Gjatë bisedimeve të mëparshme, të mbajtura në kufirin me Bjellorusinë nuk u sigurua një marrëveshje armëpushimi mes vendeve.
Rusia ka njoftuar se do të lejojë hapjen e korridoreve të reja humanitare për të evakuuar civilët pas kërkesës së bërë nga Franca.
Ndërkohë Ukraina ka deklaruar se Rusia nuk i ka respektuar dy armëpushimet e mëparshme./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al