Përçarje në BE? Gjermania paralajmëroi sanksione, Hungaria i del në mbrojtje Dodikut: Nëse ndodh diçka e tillë do të vendosim veton!

Ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha se Hungaria do të vërë veton ndaj një propozimi të mundshëm për të vendosur sanksione ndaj anëtarit serb të presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Siç shkruan Szijjarto, ministrja e re e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në profilin e saj zyrtar në Facebook së fundmi kërcënoi me sanksione kundër Milorad Dodik.

“Ne jemi të shqetësuar për deklarata të tilla, sepse Bosnja dhe Hercegovina është afër nesh, ruajtja e stabilitetit dhe paqes në vend është interesi ynë bazë i sigurisë. Berlini është më larg, por jo aq larg sa të mos mund të fluturosh kurrë për në Banja Luka prej andej. Negocioni. Flisni me serbët. Me ta, jo për ta. Ndoshta kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni situatën”, ka shkruar Szijarto.

Ai shtoi se BE-ja mund të vendosë sanksione kundër kujtdo vetëm me vendim unanim të të gjitha shteteve anëtare.

“Dhe vetëm për të qenë të qartë, Hungaria nuk do të japë mbështetjen e saj për asnjë sanksion kundër liderit të serbëve në BeH, Milorad Dodik. Nëse ka një propozim të tillë, ne do të vëmë veton. Flisni, jo sanksione, kjo është ajo që politika e BE-së do të duhej të bënte rreth Ballkanit Perëndimor në të ardhmen”, ka theksuar ministri hungarez.

Ndryshe, javën e kaluar, qeveria e re gjermane i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë sanksione ndaj Milorad Dodik mbi politikat e tij secesioniste dhe vendimin për t’u tërhequr nga niveli shtetëror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *