Përdhunoi për 4 orë dhe vrau 16-vjeçaren, ekzekutohet me vdekje pas 20 vjetësh

11:05 15/12/2022

Një burrë në SHBA është ekzekutuar me injeksion vdekjeprurës për përdhunimin dhe vrasjen e një 16-vjeçareje më shumë se dy dekada më parë.

Thomas Edwin Loden Jr u shpall i vdekur të mërkurën në orën lokale 18:12 të Misisipit, thanë zyrtarët. Ai është i burgosuri i dytë që ekzekutohet në këtë shtet të SHBA-ve në 10 vjet.

“Sky News” raporton se Loden ishte dënuar me vdekje prej vitit 2001 pasi u shpall fajtor për vrasjen, përdhunimin dhe katër akuza të abuzimit seksual ndaj Leesa Marie Gray.

Ndërsa largohej nga puna në errësirën e 22 Qershorit të vitit 2000, iu ça goma e makinës dhe adoleshentja ngeci në një rrugë rurale. Loden e gjeti aty rreth orës 22:45 dhe nisi t’i thoshte: ”Mos u shqetëso, unë jam i marinës. Ne merremi me këto gjëra”.

Loden iu tha hetuesve se ai u acarua kur sipas tij, Gray i tha se ajo nuk do donte të ishte kurrë pjesë e marinës dhe ai e futi në furgonin e tij. Më tej, marinsi rrëfeu se e përdhunoi për katër orë përpara se ta mbyste.

Të dhënat e gjykatës tregojnë se më vonë Loden u gjet i shtrirë në rrugë me fjalët “Më fal” të gdhendura  në kraharorin e tij  dhe të prera në kyçet e duarve.

Ai ishte një prej pesë të dënuarve me vdekje që padiste shtetin e Misisipit për protokollin e injeksionit vdekjeprurës. Një gjykatës federal refuzoi të ndalte ekzekutimin, edhe pse padia ishte ende pezull.

Zyrtarët thanë se Loden shprehu “pendim ndaj familjes” përpara se të vdiste./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts