Përdhunoi shqiptaren kur luante te Milani, mandat arresti ndërkombëtar dhe kërkesë ekstradimi për Robinjon








Gjykata e shkallës së tretë të Milanos ka konfirmuar dy javë më parë dënimin me 9 vite burg të ish-sulmuesit brazilian Robinjo. Në vitin 2013, bashkë me miqtë e tij ai përdhunoi një shtetase shqiptare 23-vjeçare dhe pas shumë vitesh shmangie të përgjegjësisë ndaj drejtësisë, duket se ka ardhur koha që ai të paguajë.

robinjo

Sipas mediave italiane, Prokuroria e Milanos është vënë në lëvizje dhe po përgatit dokumentacionin e plotë për ekstradimin e ish-futbollistit si dhe mikut të tij, Rikardo Falko, i dënuar për të njëjtin fakt të rëndë. Meqenëse Brazili nuk lejon që shtetasit e tij të ekstradohen, duke mos njohur marrëveshje të tilla, Prokuroria ka bërë kërkesë arresti ndërkombëtar, në mënyrë që në momentin kur ata të largohen nga Brazili, të arrestohen në shtete të tjera dhe të dërgohen në Itali për të vuajtur këtë dënim.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, Robinjo dhe Falko, bashkë me katër persona të tjerë që nuk janë identifikuar, kanë takuar shtetasen shqiptare në një lokal gjatë një feste ditëlindje. Futbollisti, pasi kishte dërguar në shtëpi bashkëshorten, ishte kthyer dhe i kishte ofruar asaj pije alkoolike derisa kishte humbur ndjenjat e më pas të gjithë e kishin përdhunuar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *