Përdhunoi vajzën e tij që kur ishte e mitur, dënohet me 20 vite burg shtetasi kosovar në Francë

perdhunoi vajzen e tij qe kur ishte e mitur denohet me 20 vite burg shtetasi kosovar ne france
perdhunoi vajzen e tij qe kur ishte e mitur denohet me 20 vite burg shtetasi kosovar ne france

Një shtetas kosovar është dënuar me 20 vjet burgim për dhunë ndaj vajzës së tij në Francë, raporton “Actu.fr”.

Vendimi i Gjykatës së Meuse Assize vendosi në favor të vajzës që ishte viktimë e incestit nga babai i saj për një dekadë.

Sipas Gjykatës, babai filloi të abuzonte me vajzën e tij që kur ajo ishte 13 vjeç. Ai vazhdoi abuzimin midis viteve 2010 dhe 2020.

Krahas dhunës seksuale, vajza ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike dhe kërcënimeve me vdekje.

“Një tiran shtëpiak, pervers, manipulues, egocentrik, jashtëzakonisht i ftohtë”, kështu e përshkroi prokurori i përgjithshëm, Sofian Saboulard, babanë e viktimës.

Kosovari mohoi të gjitha akuzat.

Përveç dënimit me burg, atij i është ndaluar hyrja në territorin francez.

Ai ishte dënuar në shkallë të parë me 18 vjet burgim në janar të vitit 2023. Një gabim procedural bëri të mundur lirimin e tij më 13 shkurt. Por u arrestua sërish pas 12 ditëve. Dhe në korrik të vitit 2024, mori dënim maksimal.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts