Përdhunonte e vriste të miturat, ndërron jetë në burg një nga vrasësit serialë më famëkeq të Francës

Michel Fourniret, një nga vrasësit serialë më famëkeq të Francës, ka vdekur në një burg në spital.

I njohur si “Ogre of the Ardennes” nga media franceze, ai u dënua në vitin 2008 nën akuzat e përdhunimit të 7 vajzave të moshës midis 12-22 vjeç dhe më pas vrasjen e tyre. Vrasjet u regjistruan nga viti 1987 deri në 2001.

Sipas “Reuters”, 79-vjeçari ishte në burg për gati dy dekada dhe kishte rënë në koma për shkak të problemeve të zemrës dhe frymëmarrjes.

Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm pasi kishte vrarë edhe shokun e një mafiozi. Gjatë qëndrimit në burg, krimineli ishte hetuar për disa çështje të tjera vrasjesh.

Fourniret kishte pranuar kur u arrestua në vitin 2003 se kishte përdhunuar një vajzë 13-vjeçare, e cila u arratis nga furgoni i tij dhe thirri policinë.

Mësohet se shumicën e krimeve ai e kreu në rajonin e pyllëzuar Ardennes të Francës veriore dhe në Belgjikë.

Në atë kohë, policia humbi një sërë mundësish për ta zënë në grackë dhe mësimet e nxjerra ndihmuan për të sjellë reforma në mënyrën se si policia Franceze heton vrasjet seriale.

Ish-gruaja dhe bashkëpunëtori i tij, Monique Olivier, ndodhen në burg. Bazuar në indikacionet e Olivier, policia franceze ka gërmuar në sipërfaqe të mëdha pyjore në Ardennes Franceze javët e fundit, duke kërkuar eshtrat e Estelle Mouzin, e cila u zhduk në 2003 në moshën 9-vjeçare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *