Përdorën mijëra kg lëndë plasëse dhe kapsolla detonatore tej normave të lejuara, procedohen penalisht 5 punonjës të një subjektit minerar në Klos

perdoren mijera kg lende plasese dhe kapsolla detonatore tej normave te lejuara procedohen penalisht 5 punonjes te nje subjektit minerar ne klos
perdoren mijera kg lende plasese dhe kapsolla detonatore tej normave te lejuara procedohen penalisht 5 punonjes te nje subjektit minerar ne klos

Përdorën mijëra kg lëndë plasëse dhe kapsolla detonatore, në cenim të rregullave, procedohen penalisht 5 punonjës të një subjektit minerar në Klos

Të proceduarit, drejtuesi teknik i subjektit minerar, një magazinier dhe 3 zjarrmëtarë.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara nga Strukturat e DVP Dibër, në subjektet minerare që operojnë në qark, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, të parashikuara për këto subjekte, është konstatuar se në zonën minerare “Shkallë”, në fshatin Cërujë, disa shtetas vepronin në paligjshmëri. Për këtë shkak u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, për shtetasit B. L., 61 vjeç dhe H. B., 60 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe për shtetasit N. Ç., 53 vjeç, B. M., 41 vjeç dhe S. Sh., 56 vjeç, të tre banues në Klos.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit dhe i monitorimit të kryer prej disa muajsh, ndaj aktivitetit të këtyre shtetasve, rezultoi se në subjektin me drejtues teknik 61-vjeçarin dhe me magazinier 60-vjeçarin, ishin përdorur rreth 1153 kilogramë lëndë plasëse dhe 1558 kapsolla detonatore, në cenim të rregullave për përdorimin civil të tyre.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 3 shtetasit e tjerë ushtronin profesionin e zjarrmëtarit në këtë subjekt minerar, edhe pse iu kishte përfunduar afati i dëshmisë së aftësisë për këtë profesion.

Kontrollet në subjektet minerare të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts