‘Përdori Ukrainën për të ndërprerë bashkëpunimin’, Moska akuza NATO-s: Po përgatitet për një konflikt të armatosur me Rusinë

Moska ka hedhur akuza ndaj NATO-s , se kjo e fundit po përgatitet për një konflikt të armatosur me Rusinë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Rusi, Aleksandër Fomin në një konferencë për mediat tha, se Aleanca e Atlantikut të Veriut po përgatitet për një konflikt në një shkallë më të gjerë.

“Ndërtesa Ushtarake e Aleancës është ridrejtuar plotësisht në përgatitjen e një konflikti të një niveli të lartë me Rusinë”, ka thënë ai.

Sipas tij dokumentet dhe qëndrimet e fundit të NATO-s pasqyrojnë padyshim burimin kryesor të kërcënimeve për sigurinë e koalicionit.

Gjithashtu ai thekson se Aleanca e Atlantikut të Veriut kishte përdorur ngjarjet në Ukrainë si pretekst për të ndërprerë bashkëpunimin me Moskën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.