Përdoruesit e Android tashmë mund të mbajnë sekret fotot në celular

11:39 06/12/2021

Gjatë verës, Google prezantoi “Dosjen e kyçur”, një opsion për të gjithë përdoruesit e pajisjeve Pixel që të vendosnin imazhe e video në një ndarje të mbrojtur me fjalëkalimin e celularit. Fotot e vendosura në të nuk shfaqen në galeri apo aplikacione të tjera që kanë akses në të.

Tashmë Google e ka zgjeruar edhe për pajisjet Samsung dhe OnePlus, përdoruesit e të cilëve do të njoftohen me anë të një mesazhi të shkurtër. Për ta kontrolluar nëse e keni këtë opsion, hyni në Google Photos-Library-Utilities. Kontrolloni në këtë pjesë për të dalluar një “kartë” për të krijuar dosjen tuaj në pajisjen që keni.

“Locked Folder” nuk është i mbrojtur nga ruajtja e dokumenteve ndaj çdo gjë e vendosur aty do të jetojë dhe vdesë bashkë me pajisjen. Edhe në rast se fshini Google Photos, këto foto do të zhdukeshin tërësisht.

Kjo risi së shpejti do të jetë e disponueshme edhe në pajisjet që operojnë me sistemin iOS./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.