Perëndimi dënon sulmin mbi portin e Odesës

perendimi denon sulmin mbi portin e odeses

perendimi denon sulmin mbi portin e odeses

23:55 23/07/2022

Shpërthimet tronditën portin kyç të Ukrainës vetëm një ditë pasi Kievi dhe Moska arritën një marrëveshje historike për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit. Dy raketa goditën qytetin e Odesës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa të tjera u rrëzuan njoftoi ushtria e Ukrainës.

Sipas kushteve të marrëveshjes së nënshkruar, Rusia ra dakord të mos godiste portet gjatë transportit të grurit. Rusia mohoi të kishte kryer këto sulme, por ngjarja solli reagime të shumta.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se sulmi tregoi se Moskës nuk mund t’i besohej zbatimi i marrëveshjes. Megjithatë ushtria ukrainase tha se raketat nuk kishin shkaktuar dëme serioze dhe përgatitjet për rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Detit të Zi vijuan.

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se sulmi kishte treguar “mospërfilljen totale” të Rusisë për të drejtën ndërkombëtare.

“Goditja e një objektivi vendimtar për eksportin e grurit një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjeve të Stambollit është  e dënueshme,” shkroi ai në Twitter.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi gjithashtu sulmi, duke thënë se zbatimi i plotë i marrëveshjes së grurit të bërë midis Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë ishte imperativ. Të premten, zyrtarët nga Kievi dhe Moska nënshkruan një marrëveshje për të lejuar eksportimin e miliona tonëve drithë të bllokuar në Ukrainë. Marrëveshja u përshëndet si një “fener shprese” nga OKB-ja pas muajsh luftimesh.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts