“Perëndimi nisi konfliktin në Ukrainë”/ Delegacioni afrikan i propozon planin për paqe, kundërshton Putini: I vështirë për t’u zbatuar

perendimi nisi konfliktin ne ukraine delegacioni afrikan i propozon planin per paqe kundershton putini i veshtire per tu zbatuar

Presidenti rus Vladimir Putin ka refuzuar thirrjet e liderëve afrikanë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Delegacioni i kryesuar nga Presidenti Ramaphosa i Afrikës së Jugut u bëri thirrje të dyja palëve që të kërkojnë një armëpushim “përmes negociatave dhe mjeteve diplomatike”, bazuar në dhjetë parime, duke përfshirë de-përshkallëzimin dhe garancitë e sigurisë.

Udhëheqësit afrikanë kërkuan gjithashtu eksporte të papenguara të grurit përmes Detit të Zi dhe që të dyja palët të kthejnë të burgosurit e luftës dhe fëmijët e zhvendosur nga konflikti.

Putin zhvilloi një takim që u mbajt privat me delegacionin e  Ramaphosa në Shën Petersburg, por pas këtij takimi Kremlini e konsideroi propozimin ‘të vështirë’ për t’u zbatuar.

Nga ana e tij Putini theksoi se ishte i hapur për dialog me këdo që dëshiron të vendosë paqen mbi parimet e drejtësisë dhe respektimit të interesave të palëve. Putin akuzoi Kievin se ka bllokuar bisedimet për paqe, duke përsëritur qëndrimin e tij se ishte Perëndimi që e ka nisur konfliktin shumë kohë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën.

Ndërkohë Ukraina është zotuar të rifitojë territorin e saj të humbur, dhe në një takim të zhvilluar me delegacionin afrikan disa ditë më parë, presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky përjashtoi mundësinë e bisedimeve me Moskën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts