“Perëndimi po ndërmerr veprime që ‘shpërbëjnë’ Ukrainën”/ Lukashenko: Polonia dhe NATO po ndihmojnë në…

perendimi po ndermerr veprime qe shperbejne ukrainen lukashenko polonia dhe nato po ndihmojne ne
perendimi po ndermerr veprime qe shperbejne ukrainen lukashenko polonia dhe nato po ndihmojne ne

Presidenti i Bjellorusisë dhe aleati i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, Aleksander Lukashenko, është shprehur sot se është i shqetësuar për ato që ai i quajti lëvizjet e Perëndimit për të “shpërbërë” Ukrainën .

Gjatë një takimi me Putinin i cili u pasqyrua edhe në media, Lukashenko akuzoi gjithashtu Poloninë se po kërkon të pushtojë pjesën perëndimore të Ukrainës. Ai nuk dha asnjë provë për të mbështetur asnjërën nga pretendimet e tij.

“Ajo që na shqetëson është se ata janë të gatshëm, polakët dhe NATO-ja, të dalin, të ndihmojnë në marrjen e Ukrainës perëndimore si para 1939-ës” është shprehur lideri bjellorus.

Rusia ka sugjeruar më parë se Polonia dëshiron të vendosë kontrollin mbi tokat historike polake në Ukrainë, një pretendim që Varshava e mohon si dezinformatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts