“Perëndimi po nxit krizë në vend”, Moska i del në mbrojtje qeverisë serbe: Mund t’i përgjigjen skenarëve të komplotit

perendimi po nxit krize ne vend moska i del ne mbrojtje qeverise serbe mund ti pergjigjen skenareve te komplotit

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka deklaruar se populli serb është i aftë të përballojë ato që ajo i quajti “përpjekjet e Perëndimit për të ndërhyrë në punët e tyre të brendshme dhe për të nxitur një krizë në vend”.

“Ne shohim se ka komponentë shumë seriozë të kësaj ndërhyrjeje perëndimore në Serbi, ndërhyrje në punët e brendshme”, tha ajo.

“Unë jam e bindur se pavarësisht se çfarë skenari po komplotohet nga Perëndimi, populli serb ka çfarë t’i përgjigjet”, u shpreh ajo. Diplomatja theksoi se serbët e dinë historinë e tyre dhe se “ndryshe nga Ukraina, nuk e kanë braktisur atë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts