Perëndimi reagon ashpër ndaj vendimit të Putin

perendimi reagon ashper ndaj vendimit te putin
perendimi reagon ashper ndaj vendimit te putin

15:54 22/02/2022

Njoha e pavarësisë së republikave separatiste dhe vendimi për dërgimin e ushtrisë në lindje të Ukrainës ka shkaktuar reagimin e ashpër të perëndimit. Uashingtoni dhe aleatët i kanë tashmë gati sanksionet e ashpra ekonomike të paralajmëruara. Shtëpia e Bardhë pritet ta bëjë publike paketën e masave të ashpra kundër Moskës, mes të cilave ngrirje të llogarive për të gjithë ukrainasit, rusët dhe shtetasit nga vende të tjera të përfshirë në aktivitete me separatistët pro-rusë. Parashikohet edhe ndalimi i shtetasve dhe firmave amerikanë të investojnë në këto rajone.

Britania e Madhe dhe Gjermania tashmë kanë shpallur ndëshkimet e para financiare. Kryeministri Boris Xhonson shpalli ngrirjen e aseteve të 5 bankave ruse. Më e rëndë duket goditja e kancelarit gjerman Olaf Sholc, i cili vendosi të mos certifikojë gazsjellësin Nordstream II, që transportin gazin rus drejt Gjermanisë dhe Europës, duke shmangur Ukrainën. Sanksione të rënda të koordinuara me Shtetet e Bashkuara po diskutojnë edhe ministrat e jashtëm të unionit të mbledhur në Bruksel.

I papranueshëm vendimi i Putinit edhe për homologun e tij turk Rexhep Taip Erdoan, i shquar për një qëndrim më miqësor ndaj Moskës, krahasuar me aleatët e tjerë. Gjatë një turi në Afrikë, ai i bëri thirrje Moskës, Kievit dhe perëndimit, të gjejnë zgjidhje bazuar tek parimet e traktateve ndërkombëtare.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts