Perëndimi shpall sanksionet ndaj Rusisë

15:54 22/02/2022

Biden urdhëron dërgimin e trupave shtesë në vendet Baltike

Vendimi i Presidentit Putin për të njohur pavarësinë e dy rajoneve pro-ruse në Ukrainën Lindore ishte vija e kuqe që perëndimi të kalojë nga fjalët te veprat sa i përket masave kundër Rusisë.

Presidenti Amerikan  Joe Biden njoftoi “listën  e parë” të sanksioneve ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj njohjes së dy republikave të vetëshpallura në Ukrainën  Lindore.

Biden tha se SHBA do të bllokojnë punën e dy bankave ruse si dhe do të vendosë sanksione ndaj atyre që ai i quajti elita ruse dhe familjarëve të tyre. Në listën e sanksioneve përfshihet edhe ndërprerja nga financimi ndërkombëtar për disa pjesë të ekonomisë së Kremlinit .

Presidenti Amerikan konfirmoi  gjithashtu se gazsjellësi Nord Stream 2 nuk do të certifikohet sipas bisedimeve që ka pasur me Kancelarin gjerman Olaf Sholc  dhe njoftoi se ka autorizuar dërgimin e trupave ushtarake shtesë në vrndet Baltike.

Joe Biden: Sot, pasi  mora përgjigjen se Rusia nuk do t’i tërheqë forcat e saj ushtarake nga Bjellorusia, unë kam autorizuar dërgimin e  trupave ushtarak dhe pajisjeve të tjera për të forcuar aleatët tanë në vendet Baltike.

Më herët edhe vendet anëtare të Bashkimit Europian në mbledhjen e kësaj të marte miratuan një paketë sanksionesh ndaj Rusisë. Shefi i diplomacisë së BE-së Joseph Borellu u shpreh se këto sanksione lidheshin me anëtarët e Dhomës së Ulët te parlamentit rus dhe politikat financiare të Moskës.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Lejn, u shpreh se vendimet e Unionit vijnë si përgjigje ndaj veprimeve agresive të Rusisë.

Vendi i parë që shpalli sanksione ndaj Moskës ishte Britania e Madhe. Kryeministri Boris Johnson shpalli ngrirjen e aseteve të 5 bankave Ruse.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *