Perëndimi, skeptik për tërheqjen ruse

perendimi skeptik per terheqjen ruse
perendimi skeptik per terheqjen ruse

13:25 16/02/2022

Moska publikon pamjet e fundit të stërvitjeve në Krime

Stërvitjet e ushtrisë ruse përfunduan edhe në Krime, ashtu si në kufijtë perëndimorë të Rusisë. Ministria ruse publikoi këto pamje, ku shfaqet një tren që largon makineritë e rënda të ushtrisë ruse, duke kaluar në urën 19 kilometra të gjatë, të ndërtuar me fondet shtetërore të qeverisë së Rusisë, pas pushtimit të gadishullit në 2014-ën.

Perëndimi megjithatë e sheh me skepticizëm këtë lëvizje të Moskës, teksa të shërbimet amerikane të zbulimit kishin parashikuar këtë të Mërkurë, si ditën e nisjes së sulmit rus ndaj Ukrainës. Ashtu si presidenti amerikan Xho Bajden, edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi se rreziku i sulmit nuk është shmangur, teksa aleanca është e përgatitur për më të keqen.

Jens Stoltenberg:Vetëm se shohim lëvizje të forcave, të tankeve, kjo nuk e vërteton tërheqjen. Rusia ka kapacitetin për të kryer një sulm të përgjithshëm në Ukrianë pa asnjë paralajmërim.

Ministri Britanik i Mbrojtjes, Ben Ualles tha se ndryshe nga ç’pretendon Rusia, aktiviteti ushtarak përgjatë kufijve të Ukrainës është shtuar. Këtë e vërtetëojnë edhe pamjet më të fundit satelitore ku vihet re kryesisht shtimi i mjeteve luftarake ajrore. Dyshimet perëndimore nuk janë aspak të pabaza. Vetëm ministria ruse e mbrojtjes publikoi pamje të stëvitjeve ajrore që po zhvillohen në kufijtë perëndimorë me Ukrainën. Goditja nga ajri konsiderohet si faza e parë e sulmit rus ndaj Ukrainës.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts