Perëndimit i sos durimi me Moskën pas kërcënimeve ndaj Lituanisë, Finlanda s’i frikësohet Putinit: Jemi gati për luftë!

Perëndimit duket se i ka sosur durimi me Moskën dhe deklaratat me gjuhë të ashpër që vijnë nga rrethi i Valdimir Putin, ku bëhet thirrje për goditje me armë bërthamore të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së.

një lëvizje të fundit vendet perëndimore kanë reaguar ashpër kundër Putinit, me Finlandën të parën që paralajmëron Rusinë se është e gatshme të luftojë me ta, ndërsa SHBA deklaron mbështetjen ‘e hekurt’ të NATO-s për Lituaninë pas tensionit në rritje për bllokadën e enklavës së Kaliningradit.

Me fantazmën e Luftës së Tretë Botërore që shfaqet mbi Perëndimin, Finlanda e ka sqaruar sot se është gati për betejë në çdo rast.

Shefi i forcave të armatosura finlandeze, gjenerali Timo Kivinen tha se vendi ka qenë duke u përgatitur për një sulm rus për dekada dhe do të bënte rezistencë të ashpër nëse ndodh diçka e tillë.

“Vendi ka ndërtuar një arsenal të konsiderueshëm, por përveç pajisjeve ushtarake, një faktor vendimtar është që finlandezët të jenë të motivuar për të luftuar. Linja më e rëndësishme e mbrojtjes është mes veshëve, siç dëshmon lufta në Ukrainë për momentin”, tha Kivinen në një intervistë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë sot se çdo sulm ndaj Lituanisë do të “përbënte një sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO-s”.

Kjo vjen pasi Moska kërcënoi fqinjin e saj me ‘pasoja serioze’ për bllokimin e mallrave të sanksionuara nga BE për të arritur në enklavën ruse të Kaliningradit.

Duke shtuar tensionet e rritura globale, forcat e armatosura franceze kryen një stërvitje ushtarake të befasishme në Estoni, anijet luftarake kineze dhe ruse lundruan pranë brigjeve japoneze dhe Gjermania paralajmëroi Rusinë të mos kërkonte hakmarrje mbi Lituaninë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.