Perez, “bosi” që thyen kokëfortët/ Nga Moxhi te Morati, të gjithë janë gjunjëzuar përpara legjendës madrilene. Ja blerjet e bujshme










Historia e futbollit ka një përpara dhe pas… Florentino Perezit. Që nga koha kur u bë president i Realit të Madridit ai hapi një erë të re me transferimin e Lus Figos. Nga ajo kohë, presidenti i skuadrës madrilene është etiketuar si personi që mund të bëjë gjithçka në merkato.

PEREZ 1

Kjo famë e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij dhe sot ka përpara një sfidë të madhe, e cila bën me krahë madrilenët: transferimin e Kilië Mbapesë në kryeqytetin spanjoll. E sigurt është që nuk është një situatë e panjohur për Perezin, por është diçka e vështirë. Që nga koha kur në futboll kanë zbarkuar sheikët nuk është më e njëjta gjë. Operacioni i Mbapesë është në një tjetër dimension në krahasim me goditjet që ka bërë Perez deri tani.

LUIS FIGO

“Nëse Luis Figo nuk do të luajë në Madrid, jam gati që të paguaj abonimin një vit për të gjithë tifozët”. Kështu tha Perez më 12 korrikun e vitit 2000. Në datën 25, portugezi u prezantua. Ishte një nga lëvizjet që ndryshoi përgjithmonë futbollin spanjoll. Nuk pati asnjë negociatë mes Realit dhe Barcelonës, por u paguan 11.900 milionë pesos, afërsisht 72 milionë euro. Ky ishte çmimi i atij transferimi dhe Joan Gaspart nuk mund të bënte asgjë. Presidenti i Barcelonës u dorëzua.

ZINEDIN ZIDAN

Një vit më vonë, Juventusi ishte klubi i parë i huaj që vuajti nga dëshira e Florentino Perezit për të blerë yjet. Bëhej fjalë për Zinedin Zidanin. Në Torino ishte një tjetër drejtor me peshë si Luçano Moxhi, i cili e kuptoi menjëherë se për çfarë bëhej fjalë. “E nxora Zidanin nga dhoma e zhveshjes pas ndeshjes me Atalantën. Po bënte shumë presion për të shkuar në Spanjë. I thashë që ta njoftonte Perezin që nuk do të largohej”. Juventusi thjesht po përgatitej që të përfitonte sa më shumë para nga kjo situatë, sepse e dinte që francezi do të largohej. Më 9 korrik Zidan ishte në Madrid. Reali pagoi 77 milionë euro për francezin.

FENOMENI RONALDO

“Ronaldo duhet të nisë të mësojë që të përshtatet me jetën dhe me situata që nuk korrespondojnë me dëshirat tona. Ai do të qëndrojë tek Interi, do apo nuk do”. Kështu tha Masimo Morati, president i Interit më 22 gushtin e vitit 2002. Florentino e donte brazilianin patjetër në ekip, kampionin e botës atë vit. Interi bëri gjithçka që Perez të mos triumfonte këtë herë.

Nuk ia doli. Një takim i stërzgjatur mes presidentëve zhbllokoi situatën. “Real i Madridit konfirmon që në ditën e sotme ka pasur një takim mes Dr. Masimo Moratit, president i Interit dhe presidentit të klubit tonë Florentino Perez. Në takim nuk u arrit asnjë marrëveshje për të ardhmen e Ronaldos, por bisedimet janë të hapura”, shkruhej në një njoftim të Realit. Në ditën e fundit të merkatos, Ronaldo shkoi te Reali për 55 milionë.

DEJVID BEKHAM

Tërmeti që u përjetua në Madrid në vitin 2003 me largimin e Hierrs dhe Del Boskes u shoqërua me një goditje në merkato. Më 17 korrik, Dejvid Bekham u bë lojtar i Realit të Madridit për 25 milionë euro. Mançesteri refuzoi çdo ofertë dhe përgjigjej vetëm ne “never, never, never” (kurrë). Por Perez e dinte që në fund do të ishte “yes” (po). Kështu ndodhi.

VERA E MADHE

Epoka e dytë e Perezit si president i Realit ishte gjithashtu e bujshme. Mançester Junajtid tha lejen që portugez të bisedonte me klubin spanjoll dhe akordi u arrit për 94 milionë euro. Por përveç yllit të futbollit botëror u transferuan edhe Benzema, Kaka, Ksabi Alonso, Albiol dhe Arbeloa. Florentino u rikthye të ishte Florentino dhe nuk kishte limite.

ME TOTENHEMIN

Përpara Al Khelaifit dhe qëndrimeve të ngurta nga Katar, Florentino Perez është përballur me një tjetër president të fortë si Daniel Levi. Numri një i Totenhemit është detyruar që t’i përulet legjendës madrilene duke pranuar ofertat për Luka Modriçin dhe Garet Bejlin. Nuk donte që t’i largonte, por në fund të dy veshën fanellën e Realit të Madridit. Sot madje janë pjesë e skuadrës së Ançelotit.

Real Madrid

EDEN HAZARD

Lëvizja e fundit e madhe që ka bërë Florentino Perez ishte ajo e Eden Hazardit në qershorin e vitit 2019. Belgut i kishte mbetur një vit nga kontrata, por Zidan e donte patjetër. Në këtë mënyrë, Perez donte t’i bënte dhuratë trajnerit që i dhuroi 3 Champions radhazi. Në Londër e dinin qëllimin e Hazardit dhe u detyruan që ta pranonin largimin e tij. Reali pagoi 100 milionë euro.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *