Përfaqësues të “Foltores” tentojnë të futen në selinë e PD, por përballen me dyer të mbyllura






selia e pdPërfaqësues të “Foltores” kanë tentuar të futen në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se në ambientet e selisë blu kanë shkuar demokratë nga njësia numër 8 në Tiranë, të cilët kanë kërkuar që të hapet gara për zgjedhje në PD.

Po ashtu mësohet se mbështetësit e Sali Berishës kanë kërkuar që të zhvillojnë një mbledhje në kuadër të riorganizimit të partisë, por dyert e selisë kanë qenë të mbyllura.

Në shenjë simbolika ata kane vendosur dy lule ne hyrje te selisë.

lule selia e pd

Kujtojme qe sot Sali Berisha nga Elbasani dha mesazhin për bashkimin e të gjithë demokratëve. “Mesazhi më i shkëlqyer bashkimi i demokratëve rreth botë së lirë”, u shpreh Berisha nga Elbasani.

I pyetur nga gazetarët nëse Berisha do sakrifikohet për ideal të PD, ai tha: “Nuk po mbroj asgjë tjetër përvec botës së lirë. Ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë do ti lëmë blofin në dorë.”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.