Përfitoi 27 mijë euro përmes mashtrimit dhe paraqiti në punë dokumente të falsifikuara, arrestohet 34-vjeçari

perfitoi 27 mije euro permes mashtrimit dhe paraqiti ne pune dokumente te falsifikuara arrestohet 34 vjecari

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka përfituar përmes mashtrimit një shumë prej 27 mijë euro.

policia tirane

I riu me iniciale R. A., banues në Shkodër raportohet se ishte punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare.

Por i riu akuzohet se mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se ato reale.

Gjithashtu dyshohet se në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Statment”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi R. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale.

Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Spread the love

Similar Posts