Përfshihet nga flakët banesa në Milot, shpëton mrekullisht çifti i të moshuarve

perfshihet nga flaket banesa ne milot shpeton mrekullisht cifti i te moshuarve
perfshihet nga flaket banesa ne milot shpeton mrekullisht cifti i te moshuarve

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në fshatin Shkopet në afërsi të Hidrocentralit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 2 të natës teksa çifti i të moshuarve Gjergj e Dile Kola ndodheshin në gjumë.

Ka qenë kjo e fundit që ka konstatuar zjarrin teksa është çuar për të parë ilaçet dhe ka konstatuar flakët dhe menjëherë ka lajmëruar bashkëshortin dhe kanë dalë jashtë. Ata janë menduar të shuajnë flakët me mjete rrethanore, ndërsa kanë lajmëruar edhe shërbimin zjarrfikës. E zonja e shtëpisë Dile Kola tha se zjarrfikësja ka shkuar me vonesë ndërsa shprehet se natën e kanë kaluar jashtë.

Nga ana tjetër Dile Kola thotë se banesa e saj ka qenë e pabanueshme që nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019, por nuk kanë pasur strehim pasi çadra e dërguar më shumë se 4 vite më parë është prishur e gjitha.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e mbrojtjes civile të Milotit të cilët kanë nisur punën menjëherë për sistemimin e familjes Kola.

Specialisti i Mbrojtes Civile Mirand Gjetani tha se momentalisht familja Kola do të strehohet momentalisht në një ambient social në Laç.

Ndërkohë që kjo familje është përfshirë në skemën e rindërtimit të tërmetit të vitit 2019 dhe pritet t’i ndërtohet një banesë e re.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts