Përfshihet nga flakët ndërtesa gjigante në Hong Kong, të paktën 100 persona të bllokuar e disa të lënduar

Të paktën mbi 100 persona kanë mbetur të bllokuar në kupolën e një ndërtese në Hong Kong, e cila është përfshirë totalisht nga flakët. Zjarri shpërtheu në Qendrën Botërore Tregtare, që nxiti një reagim masiv të ekipeve për situata emergjente.

Shumë janë evakuuar, por raportohet se blerësit dhe vizitorët e një restoranti janë disa prej atyre që kanë ngecur brenda, shkruan South China, raporton BBC.
Të paktën dy persona janë lënduar në zjarr, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë operacionet e tyre.

Një grua rreth të 60-ve është hospitalizuar për shkak të thithjes së një sasie të madhe të tymit, e tri tjera janë në gjendje më të rëndë.

Zjarri është klasifikuar si incident i shkallës së tretë, kurse i pestë konsiderohet si më i rrezikshmi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.