Përfshihet nga flakët një ndërtesë në qendër të Barcelonës, shënohen 4 viktima, mes tyre dy fëmijë (VIDEO)

Një zjarr ka kapluar një ndërtesë në qendër të Barcelonës, duke shkaktuar deri më tani 4 viktima, mes tyre dhe një foshnje.

Sipas mediave të huaja se viktimat janë identifikuar si 2 të rritur, një foshnje dhe një fëmijë 3-vjeç.

Zjarri dyshohet se ka rënë rreth orës 06:00 sipas asaj lokale, në një ndërtesë në shesin Tetuan.

Katër persona të tjerë që jetonin në atë godinë kanë arritur t’i shpëtojnë flakëve dhe janë gjetur në një oborr nga brigade e zjarrfikësve. Ndërkohë deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia është duke punuar në këtë drejtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.