Përfshihet nga zjarri banesa në Malësi të Madhe, plagoset 61-vjeçarja

perfshihet nga zjarri banesa ne malesi te madhe plagoset 61 vjecarja
perfshihet nga zjarri banesa ne malesi te madhe plagoset 61 vjecarja

Një banesë në Malësi të Madhe është përfshirë nga flakët dhe për pasojë është lënduar një 61-vjeçare.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:20 në fshatin Omaraj.

“Rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. M., 61 vjeçe, në fshatin Omaraj, Malësi e Madhe. Nga flakët është dëmtuar kjo shtetase dhe si pasojë po merr asistencë mjekësore në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts