Përfshihet nga zjarri kopshti zoologjik në Britani të Madhe, digjen për së gjalli 25 kafshë

Dhjetëra kafshë janë djegur për së gjalli, nga një zjarr i madh që përfshiu një kopsht në Britaninë e Madhe.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë punuar për të neutralizuar flakët në kopshtin “Maldon Promenade” në Essex, pasi një vatër zjarri ishte konstatuar në strehimin e rreth 70 specie kafshës.

Sipas raportimeve, shkak për zjarrin është bërë një defekt frigoferik, e cila, kishte lëshuar shkëndija duke përhapur me shpejtësi të madhe flakët në të gjithë kopshtin. Brenda një ore zjarrfikëset arritën të vinin flakët nën kontroll, por rreth 25 kafshë nuk mund të shpëtoheshin.

Punonjësit e kopshtit thanë se mes kafshëve të vrara ishte dhe breshka gjigante Jake, një nga atraksionet kryesore të kopshtit, tre mangustat afrikane te kopshtit, mbretëresha armadilo Hugo, baldosat Sirius e Severus dhe papagalli i mrekullueshëm Raz.

Kafshët që u shpëtuan u zhvendosën përkohësisht në një tjetër kopsht, shkruajnë mediat e huaja.

(BalakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.