Përfundimi i marrëveshjes së grurit nga Moska, ambasadorja amerikane në OKB: Akt mizor!

perfundimi i marreveshjes se grurit nga moska ambasadorja amerikane ne okb akt mizor

Përfundimi i një marrëveshjeje nga Rusia që lejon eksportin e sigurt të grurit ukrainas është një “akt mizori”, ka thënë ambasadorja e SHBA-së në OKB.

“Rusia i ka dhënë një goditje tjetër më të prekurve në botë, këtë herë duke pezulluar pjesëmarrjen e saj në iniciativën e grurit të Detit të Zi,” tha Linda Thomas-Greenfield.

“Ky është me të vërtetë një akt tjetër mizori”, është shprehur më tej ajo.

Kujtojmë se Rusia njoftoi sot se po pezullonte pjesëmarrjen në një marrëveshje e cila mundësonte eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi. Marrëveshja historike e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia, siguronte kalimin e sigurt të grurit nga Ukraina drejt Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, kontinente ku uria është një kërcënim në rritje dhe ku çmimet e larta të produkteve ushqimore kanë futur edhe më shumë njerëz në varfëri. Marrëveshja skadon në fund të ditës së sotme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts