Përfundon dita e parë/ Ministrja Manastirliu tregon sa persona u vaksinuan sot: Të moshuarit që janë të interesuar duhet të…

SHPËRNDAJE

Sot ka përfunduar dita e parë e vaksinimit masiv të popullsisë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një komunikim nga sheshi “Skënderbej” u shpreh se në të gjithë vendin sot u vaksinuan 11,478 persona.

“Në të gjithë procesin e zhvilluar, në bazë të listave është kryer një proces i rregullt i vaksinimit. Në të gjithë shqipërinë ka vijuar vaksnimi në qendrat shëndetësore, por edhe në pikat e caktuara. Sot jo vetëm e arritën tragetin që kishim vendosur prej 10 mijë vaksinimesh, por e kemi superuar atë. Kemi arritur në 11 478. Nga dita e parë e vaksinimit kemi kryer mbi 78 mijë vaksinime. Kjo falë përpjekjes së madhe që është bërë për të siguruar vaksina”, tha ndër të tjera Manastirliu.

Ministrja kishte edhe një apel për të gjithë qytetarët dhe të moshuarit që duan të vaksinohen se duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes.

“Dua që të bëj një apel për qytetarët, për ata të moshuar +70 vjec që duan të dinë se kur është radha e tyre për tu vaksinuar. Komunikoni me mjekun e familjes, mjeku i familjes do t’ju thotë datën, vendin dhe orën për tu vaksinuar. Është vetëm mjeku i familjes që ka regjistrin elektronik”, u shpreh ministrja.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *