Përfundon me dy medalje të arta aventura e Kosovës në Tokio, trajneri Driton Kuka mesazh emocionues: Po më duket si në ëndërr, ne gëzohemi e qajmë së bashku

Ka përfunduar aventura fantastike e ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’. Xhudo si gjithmonë, ka qenë krenaria e Kosovës pasi kishte pesë garues, ku natyrisht nuk ka munguar edhe suksesi.

Kosova ka siguruar dy medalje të arta në ‘Tokio 2020’, në garat e xhudos me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën që i fituan ato.

Distria Krasniqi fillimisht fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, derisa suksesin e ‘Disit’ e përsëriti edhe Nora Gjakova që triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kosova Tokio
Kosova Tokio

Në garë për medalje ishin edhe Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova e Loriana Kuka, por për fat të keq nuk arritën të fitonin kësaj radhe medalje.

Gjithë shqiptarët anë e mbanë botës iu gëzuan këtij suksesi historik, derisa për të ka folur edhe arkitekti Driton Kuka.

Trajneri legjendar nga Kosova ka shkruar një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, ku ka folur për këtë aventurë fantastike të Dardanëve në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Kuka ndër të tjera ka thënë se po i duket si në ëndërr që nga pesë garues të fitojnë dy të arta, derisa medaljet janë të gjithë ekipit.

Tutje trajneri më i madh që ka pasur sporti kosovar ka shkruar qartë se ekipi që ai stërvitë gëzohen e qajnë së bashku në fitoret dhe humbjes dhe aty qëndron forca e tyre.

Postimi i plotë
Samurajët Shqiptar…
Medaljet Olimpike për popullin Shqiptar së shpejti do zbarkojnë në trojet Shqiptare
Xhudistët e ekipit tonë me sot i përfunduan garat në Lojëra Olimpike!
Dy Medalje të Arta!
Ende po më duket si ëndërr e mirë 5 garues e dy të arta!

Medaljet janë të krejt ekipit me protagoniste Disin e Noren!
Ashtu siç ishte e arta e Majlindes.

Ekipi jemi ne që stërvitim,gëzohem e qajmë së bashku në fitore e humbje,aty qëndron forca jonë e madhe!

Kemi në krye Agronin që çdo ditë duron tekat e mia të trajnerit, por kjo krejt është shpaguar…
2 Olimpiada 3 Medalje të Arta!

Me dhjetëra medalje Evropiane e Botërore!

Këta jemi ne!
I gëzofshim medaljet të gjithë ne,Shqiptarët kudo që jemi!

Jam mirënjohës miq për aq shumë mesazhe e urime prej dhjetra mijëra miqve.

Ata që kanë menduar që medalja e artë e Majlindës është e para dhe e fundit,jeni mashtruar në llogari!

Spo flas më shumë për sojin e juaj se sdua ta prish festën e madhe!
E kam thanë edhe më herët. Me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës s’ka lojë! Kosova mbi të gjitha…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *