Përfundon numërimi në Kurbin, Majlinda Cara e PS-së siguron mandatin në krye të bashkisë

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Kurbin, ku janë numëruar 74 kutitë e votave për këtë bashki.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidatja e PS, Majlinda Cara ka mbyllur garën me 11381 vota, ose 51.22 %.

Sakaq, kandidati i koalicionit BF, Behar Haxhiu ka marrë 10840 vota ose 48.78 %.

Kurbini shënon kështu një tjetër bashki të fituar nga kampi socialist, ku koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” nuk ka arritur të korrë fitore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts