Përfundon pas 4 orësh takimi Biden-Putin

17:44 16/06/2021

Takimi mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vladimir Putin, dhe Presidentit të Rusisë ka përfunduar pas 4 orë bisedime. Ata janë parë teksa kanë dalë nga rezidenca ku zhvilluar dhe takimin, por ende nuk kanë folur për mediat.

Ky është takimi i parë që kur Biden u bë president dhe samiti është parë me shumë interes nga e gjithë bota, por ende nuk ka detaje se çfarë kanë diskutuar.

Përpara takimit, Biden e quajti homologun e tij një “kundërshtar me vlera”. Ndërsa Putin ka thënë se marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në pikën e tyre më të ulët të këtyre viteve.

Pritet që të dy presidentët të zhvillojnë konferenca për mediat, ku do të tregojnë se çfarë kanë biseduar për 4 orë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *