Përfundon procesi i numërimit të votave në Rrogozhinë, PS fiton bashkinë e dytë! Edison Memolla zgjidhet kryebashkiak, ja rezultati për kandidatët e tjerë






Pas Vorës, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet në bashkinë e dytë, atë të Rrogozhinës. Me 5348 vota, qytetarët e Rrogozhinës i kanë besuar Edison Memollës drejtimin e bashkisë së këtij qyteti.

numerimi

Ndërkohë në vendin e dytë është renditur kandidati i Partisë Demokratike, Ferdinand Saraçi me 1996 vota, ndërsa në të tretin, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Hekuran Xhani me 1550 vota.

Sipas te dhenave nga KQZ, votat në përqindje ndahen si më poshtë:

Partia Socialiste:

Edison Memolla – 5348 vota ose 60.73%

Partia Demokratike:

Ferdinand Saraçi – 1996 vota ose 21.96%

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”:

Hekuran Xhani – 1550 vota ose 17.31%

Kujtojmë se në bashkinë e Vorës falë votimit elektronik rezultati ka dalë më parë se bashkitë e tjera, ku u shpall fitues Blerim Sheraj i Partise Socialiste.

Sheraj ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku i PD 687. Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë që dhënë opsionin ‘asnjë’, ndërsa të tilla kanë qenë 209 vota.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *