Përfundon protesta para Parlamentit, demokratët marshojnë drejt banesës së Berishës, prezent edhe Gazment Bardhi

Protestuesit të cilët morën pjesë në tubimin e thirrur nga opozita i janë drejtuar banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo që vlen për t’u theksuar është edhe prezenca e Gazment Bardhit, i cili u është bashkuar simpatizantëve të Berishës në drejtim të rrugës “Mustafa Matohiti”.

Mësohet se kanë qenë simpatizantët ata që kanë kërkuar që Bardhi t’u bashkohet duke lëshuar thirrje.

Bardhi dhe deputetët mbështetës të tij nuk kanë marrë pjesë në tubimet e zhvilluara thuajse çdo mbrëmje pranë banesës së Berishës, që prej vendosjes së këtij të fundit në arrest shtëpiak.

Pjesëmarrja e Bardhit dhe grupimit të tij në protestën e sotme po ashtu shënoi episodin e parë në rreth 2 vite që ata i bashkohen një proteste të thirrur nga demokratët e Rithemelimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts