Përfundon seanca për 30 qershorin në Kushtetuese/ Avokati: Nuk do të dalë asnjë palë e humbur! Ja pyetja që i shtrova gjykatës lidhur me zgjedhjet








Përfaqësuesi i shoqatës së bashkive Jordan Daci foli për mediat në përfundim të seancës së mbajtur sot në Gjykatën Kushtetuese lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

gj

Daci tha se nga ky proces nuk do të dalë asnjë palë e humbur, dhe përtej interpretimeve të Opinionit të Venecias zgjedhësve do tu jepet një mundësi e re për të zgjedhur.

“Kemi kënaqësinë të anoncojmë që ky është proces nga i cili nuk do dalë asnjë palë e humbur, do fitojë demokracia. Edhe çfarë ka thënë Venecia, përtej interpretimeve, zgjedhësve duhet tu jepet një mundësi e re për të zgjedhur. Ky besoj do ketë konkluzioni i Gjykatës Kushtetuese”, tha Daci.

I pyetur nëse është detyrues Opinioni i Venecias, Jordan Daci u shpreh: “Nuk është detyrues dhe nuk është as i saktë. Në paragrafin 47 e pranon, në 27 e pranon dhe 28 e mohon. Unë u kam bërë pyetje dhe ia kam bërë edhe gjykatës, nëse nuk është Gjykata Kushtetuese atëherë kush është? Si mund të shkojmë në Gjykatën Evropiane të Të drejtave të Njeriut, kur na thotë që duhet të kaloni më parë nga Kushtetuesja. Për më tepër qe vetë Komisioni thotë që gjykata ka kompetencë të përgjithshme kushtetuese, dhe thotë që mund të merret me legjislacionin zgjedhor. Konkluzionet e Venecias janë kontradiktore”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *