Përfundon takimi i agjentit me drejtuesit e Juventusit, vendoset zyrtarisht e ardhmja e Paulo Dibalës






Ka përfunduar takimi mes agjentit të Paulo Dibalës dhe drejtuesve të Juventusit, pas rreth 1 orë bisedime.

DIBALA

Tashmë nuk ka më dyshime, Paulo Dibala nuk do të jetë një lojtar i Juventusit duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Sipas të gjitha mediave italiane, ylli argjentinas nuk do të rinovojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”, teksa do të largohet nga Torino pas 7 sezonesh.

Interi qëndron në dritare për 28-vjeçarin me Bepe Marotën që e vlerëson shumë si futbollist me këtë të fundit që dëshiron ta ketë sërish në skuadër, por kësaj here me ngjyrat zikaltër të Milanos.

Aktualisht gjatë këtij sezoni Paulo Dibala me fanellën e Juventusit në Serinë A është aktivizuar gjithsej në 21 ndeshje nga ku ka realizuar 8 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *