Përfundon takimi i dytë në Bruksel/ Kurti: Marrëveshja ime e paqes u refuzua pa u lexuar. Vuçiç: Fajësoi Serbinë për tri gjenocide ndaj Kosovës!








Ka përfunduar takimi i dytë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç i mbajtur sot në Bruksel. Albin Kurti u shpreh se ka propozuar një marrëveshje me 6 pika, por sipas tij ajo u refuzua ende pa u lexuar.

ddydyd

Kurti tha se marrëveshja, që ai tha se ishte deklaratë e paqes, ishte e përgatitur nga ai dhe e balancuar.

“Ajo u refuzua ende pa u lexuar, kjo dëshmon për mosgatishmërinë e tyre për marrëveshje”, tha Kurti. Media serbe “B92” raporton se gjatë takimit Kurti e akuzoi Serbinë për tri gjenocide të kryera ndaj shqiptarëve dhe mori një kundërpërgjigje të ashpër.

Po ashtu kryeministri i Kosovës ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i lexoi 11 pikat që Serbia ia vendos Kosovës si barrikada, për të cilat sipas tij nuk donin të dëgjonin përfaqësuesit serbë.

“Ishim dakord që në fund të gushtit të takohen përfaqësuesit e delegacioneve tona dhe në shtator, të ketë takim mes krerëve tanë. Nuk e kuptoj pse duhet t’i frikësohemi ballafaqimit të së kaluarës, kur e dimë që problemet i kemi nga e kaluara. Është për të ardhur keq që nuk arritëm një marrëveshje të përbashkët. Pala serbe e kundërshtoi shumë ashpër atë”, ka thënë Kurti.

VUÇIÇ: KURTI U KTHYE NË SHEKULLIN XIX

Presidenti i Serbisë tha se nuk po beson “se njerëzit po kthehen 150 vite prapa dhe po flasin për të kaluarën”, duke iu referuar kryeministrit kosovar.

“Ishin tri pika, të intensifikojmë përpjekjet e përbashkëta për identifikimin e personave të zhdukur, të përmbahemi nga gjërat që mund të përshkallëzojnë situatën dhe që dialoguesit të takohen rregullisht”, ka thënë Vuçiç për agjencinë Tanjug. Po ashtu Vuçiç ka akuzuar Kurtin se gjatë gjithë kohës ka insistuar për gjëra që nuk kishte pajtim të Serbisë dhe të BE-së.

“Qëndrimi i tyre ishte se Serbia është fajtore për tri gjenocide ndaj shqiptarëve në Kosovë”, tha ai. “Gjithçka po sillet rreth asaj që të shtyhet Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Njerëzit në BE nuk po besojnë atë që po dëgjojnë. Njeriu u kthye në shekullin XIX. Siç po e shihni, jam i brengosur”, shtoi presidenti i Serbisë.

Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia t’i qasen në mënyrë konstruktive dhe pragmatike raundit të ri të dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *