Ka nisur pastrimi i vijës bregdetare të qytetit të Durrësit, si një fazë përgatitore për sezonin e ri turistik.
Kryebashkiakia e Durrësit, Emiriana Sako ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga aksioni i pastrimit.
Ajo i bën thirrje bizneseve dhe qytetarëve që të kontribuojnë për mbajtur sa më pastër mjedisin.
Postimi i Emiriana Sakos:
Krahas punës sonë të përditshme për pastrimin e qytetit kemi nisur që tani përgatitjet për sezonin e ri turistik. Po pastrojmë të gjithë zonën bregdetare nga papastërtitë dhe leshteriku.
Me ndërmarrjet tona dhe me kapacitete të shtuara po bëjmë të mundur që kjo zonë të jetë e pastër përpara fillimit të sezonit.
Pastrimi është detyra jonë e përditshme por ruajtja e mjedisit është një kontribut i të gjithëve. I bëj thirrje bizneseve por edhe qytetarëve që të gjithë bashkë të kontribuojmë për të mbajtur sa më pastër mjedisin dhe ta mbrojmë atë. Durrësi i pastër është prioriteti ynë.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al