PĂ«rgjaket Atlanta, vriten 8 persona

13:57 17/03/2021

Viktimat me origjinë koreane, dyshohet se u vranë për shkak të etnisë

Tetë persona, 6 prej tyre gra me prejardhje aziatike, janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Reuters katĂ«r nga viktimat ishin me origjinĂ« koreane. Policia bĂ«ri tĂ« ditur se tĂ« shtĂ«nat ndodhĂ«n nĂ« njĂ« sallon nĂ« Acworth, njĂ« periferi nĂ« veri tĂ« AtlantĂ«s.  

Hetuesit të cilët kishin studiuar pamjet, deklaruan se pas shumë kërkimeve, Robert Aaron Long, nga Woodstock, Georgia, u arrestua në rreth 150 milje në jug të Atlantës.

Ende nuk është përcaktuar asnjë motiv. Sidoqoftë, krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve janë rritur muajt e fundit, të nxitura nga retorika që fajëson ata për përhapjen e Covid-19.

Në një fjalim javën e kaluar, Presidenti Joe Biden dënoi krimet kundër urrejtjes kundër Aziatiko-Amerikanëve të cilët janë sulmuar, ngacmuar, fajësuar dhe dëbuar.

Autoritetet thonë se është shumë herët për të ditur nëse viktimat ishin në shënjestër për shkak të racës ose etnisë së tyre.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *