Përgjaket Gaza dhe Bregu Perëndimor

13:25 11/05/2021

Mbi 20 viktima të hënën në mbrëmje, 9 janë fëmijë

Përleshjet e dhunshme mbi Jerusalemin u përshkallëzuan në mënyrë dramatike të hënën. Zyrtarë të shëndetësisë në Gazës thanë se të paktën 20 vetë, përfshirë nëntë fëmijë, u vranë nga sulmet ajrore izraelite që erdhën si kundërpërgjigje ndaj raketave që hodhi grupi militant islamik Hamasafër Jerusalemit

Ushtria izraelite tha se kreu sulme kundër objektivave të grupeve të armatosura, raketahedhësve dhe postave ushtarake në Gaza pasi militantët atje kaluan atë që kryeministri izraelit BenjaminNetanyahu e quajti një “vijë të kuqe” duke hapur zjarr në zonën e Jerusalemit, për herë të parë që nga lufta e vitit 2014.

Raketat e Hamasitdhe sulmet ajrore izraelite vazhduan deri natën vonë, me palestinezët që raportuan shpërthime të forta afër qytetit të Gazës dhe përtej brezit bregdetar.

Pak para mesnatës sipas orës vendore lokale, ushtria e Izraelit tha se militantët palestinezë kishin qëlluar rreth 150 raketa në drejtim të Izraelit, dhjetëraprej të cilave u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Sekretari amerikan i Shtetit AntonyBlinken tha se sulmet me raketa nga Gaza kundër Izraelit duhet të ndalnin “menjëherë”. Ai u kërkoi të gjitha palëve të vepronin për të ulur tensionet.

Përpjekjet ndërkombëtare për të ndaluar dhunën duket se tashmë kanë filluar. Një zyrtar palestinez i tha agjencisë Reuters se Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara, që kanë ndërmjetësuar armëpushime midis Izraelit dhe Hamasit në të kaluarën, ishin në kontakt me udhëheqësin e grupit IsmailHaniyeh.

Ndërkohë Turqia është kthyer një zë i fortë kundër Izraelit. Presidenti turk Rexhep Erdogan i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndalojë Izraelin. Deklaratat e Erdoganit nxitën protesta të dhunshme në Stamboll dhe në Ankara ku u dogj flamuri izraelit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *