Përgjaket Mianmari, 90 të vrarë vetëm në protestat e të shtunës

Të paktën 90 vetë u vranë të shtunën në Mianmar ndërsa junta vazhdoi goditjen brutale ndaj protestuesve pro-demokracisë në të gjithë vendin në Ditën e Forcave të Armatosura, sipas dëshmitarëve dhe raporteve të shumta të lajmeve. Kjo është një nga ditët më vdekjeprurëse të protestave që nga grushti ushtarak i 1 shkurtit.

Faqja e lajmeve Myanmar Now raportoi se të paktën 29 njerëz u vranë në Mandalay, përfshi një djalë 5 vjeç. Të paktën 24 protestues gjetën vdekjen në përleshjet e dhunshme me policinë gjatë natës në Yangon.

Në një shfaqje të forcës, regjimi ushtarak mbajti një paradë masive në kryeqytetin Naypyidaw për të festuar Ditën e Forcave të Armatosura, e cila përkujton fillimin e rezistencës lokale ndaj pushtimit japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa trupat marshonin së bashku me automjetet e ushtrisë, udhëheqësi i juntës, gjeneral Min Aung Hlaing mbrojti përsëri grushtin e shtetit dhe u zotua të heqë dorë nga pushteti pas zgjedhjeve të reja, pa specifikuar ndonjë datë. Min Aung Hlaing mori pushtetin përmes grushtit të shtetit më 1 shkurt.

Udhëheqësit e Juntës e kanë justifikuar grushtin e shtetit duke thënë se zgjedhjet e përgjithshme të 8 nëntorit të fituara nga partia Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) e Aung San Suu Kyi ishin të manipuluara – një akuzë që komisioni zgjedhor e hodhi poshtë. Protestat e vazhdueshme janë përhapur në të gjithë vendin që nga grushti i shtetit të shoqëruara shpesh nga një goditje e ashpër e sigurisë kundër protestuesve.

Sipas medias shtetërore, qeveria ushtarake e Mianmarit kishte paralajmëruar protestuesit se mund të rrezikonin të qëlloheshin në kokë gjatë demonstratave të shtunën ndërsa vendi shënoi Ditën e Forcave të Armatosura.

/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *