Përgjaket Parisi, protestohet kundër Covid-19

22:08 12/02/2022

Pavarësisht numrit të madh të policëve anekënd kryeqytetit francez, protestuesit ja arritën që të kalonin nëpër pikat e kontrollit dhe të mblidhen në qendër duke bllokuar trafikun rreth monumentit Arc de Triomphe. Policia hodhi granata me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët vijojne protestat kundër detyriumit per leje vaksinimi që ju kërkohet ende qytetareve franceze për të hyrë në shumë ambjente publike.

Forcat e rendit kanë arrestuar 14 persona, ndërsa janë dhënë edhe 337 urdhra arresti. Edhe shoferët valëvitën flamujt francezë dhe u binin borive të makinave në kundërshtim me urdhrin e policisë. Protestat në Paris nuk ishin vetëm kundër kufizimeve ndaj COVID-19 por edhe ndaj standardeve në rënie të nivelit të jetesës mes inflacionit në rritje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.