Përgjegjës për masakrën më të madhe në Ukrainë/ Putin ngre në detyrë “Kasapin e Buchas”, trupat nën komandën e tij…

pergjegjes per masakren me te madhe ne ukraine putin ngre ne detyre kasapin e buchas trupat nen komanden e tij
pergjegjes per masakren me te madhe ne ukraine putin ngre ne detyre kasapin e buchas trupat nen komanden e tij

Një oficer i lartë rus i quajtur “Kasapi i Buchas” pas mizorive të kryera në qytetin ukrainas, është ngritur në detyrë nga presidenti Vladimir Putin.

Komandanti Azatbek Omurbekov, është graduar nga nënkolonel në Kolonel, pavarësisht se ushtarët të cilët kanë qenë nën komandën e tij akuzohen për përdhunim në grup, torturë dhe ekzekutime masive të civilëve, raportoi DailyMail.

Oficeri rus, i cili drejtoi Brigadën e 64-të të Pushkave të Motorizuara, u identifikua si komandanti i lartë i Putinit në Bucha, kur u shpalos barbaria e ushtrisë ruse atje.

Arsyeja e supozuar e këtij gradimi në kolonel të plotë nuk është e qartë.

Ndërkohë kujtojmë se qyteti i Buchas është një nga qytetet ku janë dokumentuar edhe krimet kundër njerëzimit.

“Disa nga fëmijët e vrarë i kishin të lidhura krahët. Fëmijë, ata lidhnin fëmijët. Kishte gra dhe fëmijë të vrarë. Kishte vajza më të vogla se dhjetë vjeç të përdhunuara mizorisht dhe më tej të vrara. Ata duhet të shkatërrohen të gjithë, secili prej tyre, të shndërrohen në pluhur, në baltë, në baltë, të gjithë. Ata duhet të pushojnë së ekzistuari.”, tha për skenat në Bucha gazetari ukrainas Evgeny Spirin, në një pasqyrim të krimeve të ndodhura atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts