Përgjigja e Venecias për zgjedhjet vendore/ Analisti Artur Zheji: Po trajtohemi si një vend neokolonial afrikan në mes të Evropës. Shqipëria do e paguajë këtë haraç jo demokracie








Analisti Artur Zheji thotë se opinioni i Venecias lidhur me zgjedhjet vendore të 30 qershorit, bën që Shqipëria të trajtohet “si një vend i kategorisë së dytë, të tretë, neokolonial afrikan në mes të Evropës”.

Artur Zheji

“Ne jemi kthyer prap nga ato sqimatarët e mëdhenj të pranojmë që për Shqipërinë është mirë kjo drejësia, policia, këto kushte. Kjo për mua është një dhimbje shumë e madhe.

Sipas Zhejit, me dërgimin e çështjes së zgjedhjeve vendore në Venecia për opinion, Gjykata Kushtetuese kërkoi “të largojë përgjegjësinë apo akuzën hipotetike për korrupsion politik”.

Por, “shpresat për të nxjerrë Shqipërinë nga suaza e vendeve tek të cilat mund të mbijetohet me zgjedhje moniste erdhi për fat të keq nga Venecia negative”, tha Zheji.

“Në këto raste kur interpretohet një binar legal për shkak-pasojë politike, pra që Shqipëria do rrijë 4 vjet moniste, vetëm nëse kapet ndonjë me presh të madh në dorë e arrestohet, e prapë nuk bëhen zgjedhje, Shqipëria do e paguajë këtë haraç jo demokracie se ju thoni që legalisht edhe Venecia të thotë që nuk është shkelur asnjë ligj.

Tani politika si duhet të reagojë? Apo do thonë ia ngecëm opozitës?”, u shpreh ai në emisionin “Pikat mbi i” në News 24.

Gjykata-Kushtetuese

Komenti i Zhejit për përgjigjen e Komisionit të Venecias:

Tek terminoloigjia e ekspertizës fshihet ndonjëherë jo ndricimi por turbullimi i të vërtetës.

Mendoj që me këtë kthim përgjigje, me vetë procesin e Venecias, me mos përfundueshmëri, është bërë si Kalaja e Rozafës kushtetuesja shqiptare, me një Gjykatë të Lartë inekzistente, me një gjyqësor që s’dihet jep apo s’jep vendime por anarki, e njerëzit e kanë abandonuar, mendoj që rasti i Venecias për zgjedhjet de fakto një partiake të 30 qershorit pavarësisht refuzimit që opozita bëri, ne jemi të trajtuar dhe po pranohemi si një vend i kategorisë së dytë të tretë, neokolonial afrikan në mes të Evropës.

Ka qenë një shprehje në kohën e pushtimit italian kur sillnin një mall skarco, thoshin është mirë për Shqiqëri, se nuk marrin vesh shumë ata e industria e modës italiane skarcitetet nuk i hidhte por i silte në Shqipëri.

Ne jemi kthyer prap nga ato sqimatarët e mëdhenj të pranojmë që për Shqipërinë është mirë kjo drejësia, policia, këto kushte. Kjo për mua është një dhimbje shnumë e madhe.

Një zvarritje rraskapitëse e mbështetur mbi arësye të thella korruptive.

Në 2019 vetëm një forcë politike u paraqit në zgjedhje, sa do ndëshkohet opozita pafundësisht qoftë për gabim apo taktikë të gabuar që rezultoi e dështuar?

Si do qeveriset Shqipëria deri në 2023? Nga kryetarë bashkish që nuk kanë pasur kundërshtarë? Që janë monokolor?

Ne e pamë që 25 prilli kishte prapavijë këtë gjë. Prisja më shumë nga Venecia, më shumë barazlargësi.

Akumulimi i përditshëm i padrejtësive apo cështjeve të pagjykuara në themelin e tyre konstitucional rritet vazhdimisht dhe bëhet një pamundësi reale që edhe në funksionalitetin më virtuoz të Gjykatës së ardhshme kushtetuese, ndaj është e mpirë e lëkundur dhe kërkon nga Venecia, në arbitrazhe, se ne e dimë mirë që Venecia nuk ka gjë në dorë, ka vetëm opinion por autoriteti i saj imponohet në një drejtësi të politizuar në cdo qelizë. Kur Gjykata Kushtetuese kërkon të largojë përgjegjësinë apo akuzën hipotetike për korrupsion politik, e delegon për opinion diku tjetër.

Çështja është që shpresat për të nxjerrë Shqipërinë nga suaza e vendeve tek të cilat mund të mbijetohet me zgjedhje moniste erdhi për fat të keq nga Venecia negative.

Në këto raste kur interpretohet një binar legal për shkak-pasojë politike, pra që Shqipëria do rrijë 4 vjet moniste, vetëm nëse kapet ndonjë me presh të madh në dorë e arrestohet, e prapë nuk bëhen zgjedhje, Shqipëria do e paguajë këtë harac jo demokracie se ju thoni që legalisht edhe Venecia të thotë që nuk është shkelur asnjë ligj.

Tani politika si duhet të reagojë? Apo do thonë ia ngecëm opozitës?

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *