Përgjimet/ Ish-deputeti i PS merr informacione për Durim Bamin: Bedriu i vogël e nxjerr në pritë, aty djegim edhe makinën, por…! Si u “thur” plani për ta eliminuar!

pergjimet ish deputeti i ps merr informacione per durim bamin bedriu i vogel e nxjerr ne prite aty djegim edhe makinen por si u thur plani per ta eliminuar































Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e SPAK, me 50 urdhër arreste. Nga përgjimet mes bosëve të krimit në aplikacionin Sky ECC, rezulton edhe ish-deputeti i PS, i cili flet me disa persona dhe bëjnë planin për të vrarë Durimin Bamin.

arben ndoka durim bami

Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të ish deputertit te PS, shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

LEXO EDHE: “Kush k*rin na e bëri”- Zbardhen përgjimet e ish-deputetit Arben Ndoka me dhëndrin e tij! Plani për vrasjen e Durim Bamit! Arjan Tuku: Po bëj një far dallavereje me…

Ne dosje thuhet se Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami, gjithashtu i tregon vende ku mund të realizohet prita dhe vendin ku mund të fshehin automjetin që do të përdoret me qëllim realizimin e vrasjes.

Po ashtu në dosjen hetimore te siguruar nga gazetarja, Klodiana Lala, ish deputeti i PS, Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre.

Pjesë nga dosja 

Në datë 19.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami dhe lidhjet e tij duke i shkruar, …Sot kam qit nipin me pa se ku rrin, ose tek Elda ose te Kastrati janë pikat kyge. Aty ndihet i sigurtë. Neve na duhet një aty afër shtëpisë së tij….Bedriu i vogel i qet në prit por lek. Por nuk e di kë mi fut. Po ta shofim a del, mos të rrim kot. Po pra, se ai rrin shumë mbyll. Kshu më pëlqen mos i zëm të dy në një makin. Aty i djegim ne, kemi kohë sa duash, na shef zoti.

Më datë 20.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami, gjithashtu i tregon vende ku mund të realizohet pritë dhe vendin ku mund të fshehin automjetin që do të përdoret me qëllim realizimin e vrasjes.

Sa më sipër i shkruan,…Ne Urë të Gjoles kemi një shtëpi për ma e ruajt përballë Eldës kur vjen 3 minuta larg, është në anësore. Po aty me vepru shpejt. Makinë kur të don me armë, te garzhi im. Po krym pun me atë gru qim Du (Durim bami) të tjerët vdesin vetë. Na thuj kur ke kohë, të vijm ne 4 vëllezërit aty, pim dicka. Po nga kodra sipër e kap thu në oborr me snaiper. Kemi edhe një rrugë të mirë që të nxjerr te Ura e Gjoles në Thumanë.

Më datë 21.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku i cili i ankohet për shtetasin Samuel Ndoka (nipi i Arben Ndoka) sepse po flet shumë dhe ju ka treguar personave të ndryshëm që është duke marrë informacion nga shtetasi Emiljano Shullazi në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Arian Tuku shkruan,… nipi, palla si mban gja goja i ka thënë “kapeles”

LEXONI EDHE: “Kape, q*ja ropt! Të jem vetë e mbarojmë tek dera e shtëpisë”- Zbardhet përgjimet, si Emiljano Shullazi kërkoi eliminimin e Valter Bamit: Ky legeni në burg Rraja i bën reklamë, thotë është më i fuqishmi

LEXONI EDHE: “Kush k*rin na e bëri”- Zbardhen përgjimet e ish-deputetit Arben Ndoka me dhëndrin e tij! Plani për vrasjen e Durim Bamit! Arjan Tuku: Po bëj një far dallavereje me “dajën”…

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts