Përgjimi i Artan Lames/ Gazment Bardhi nxjerr videon: Ja si u përdorën për vota me urdhër të Ramës administrata dhe legalizimet










Sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të drejtorit të Përgjithshëm të Kadastrës Artan Lame, i cili sot sqaroi audiopërgjimin mbi legalizimet.

Perballe

Bardhi thotë se këmbëngulja e Artan Lames për t’i cilësuar shqiptarët si mish për top, është një tjetër provë se me urdhër të Edi Ramës, administrata dhe legalizimet janë përdorur për qëllime elektorale në masakrën zgjedhore.

PD ka nxjerrë një video ku sipas kësaj force politike tregohet se si u përdorën për vota me urdhër të kryeministrit administrata dhe legalizimet.

Deklarata e plotë

Këmbëngulja e Artan Lames për t’i cilësuar shqiptarët si mish për top, është një tjetër provë se me urdhër të Edi Ramës, administrata dhe legalizimet janë përdorur për qëllime elektorale në masakrën zgjedhore. Këtë e thotë edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR, këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët që pas mashtrimit për legalizime falas, u përballën me dhunën dhe gazin lotsjellës me të cilin u dëbuan nga pronat e tyre. Ky krim zgjedhor, si një hallkë në zinxhirin e veprimeve korruptive dhe anti-demokratike, është një tjetër provë në duart e drejtësisë e cila nuk mund të mos veprojë, sidomos kur shkelësit e saj sfidojnë publikisht atë dhe shoqërinë shqiptare me qëndrimet e tyre anti-ligjore.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *